Lirohen nga detyra 2 zv.ministra të Ballukut, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

Teksa Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku, janë firmosur edhe ndryshimet në institucionet që kishin mbetur pa drejtues ndërsa janë larguar edhe 2 zv.ministra.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Ami Kozeli dhe Besjan Kadiu janë liruar nga detyra si zëvendësministra të Infrastruturës dhe Energjisë.

Ndërkohë pasi kreu i ARRSH, Gentjan Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi janë në “arrest shtëpie” të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, janë zgjedhur edhe drejtuesit e rinj.

Në krye të ARRSH është emëruar Ami Kozeli, ndërsa drejtimin e KESH e merr Viola Haxhiademi.

Nga ana tjetër, Besjan Kadiu ka lënë detyrën e zv.ministrit për t’u emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

kujtojmë se Balluku është marrë e pandehur nga SPAK sa i takon tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për Unazën e Madhe. SPAK ka kërkuar që ti hiqet imuniteti Ballukut, por Kryeministri tha pak ditë më parë se do të vendosin pas seancës publike të Gjykatës Kushtetuese, më 22 janar.