“Lëvizja Bashkë” publikon listën e plotë të kandidatëve të Tiranës, Arlind Qori renditet i dyti

“Lëvizja Bashkë” ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kryetari i partisë, Arlind Qori, është renditur i dyti, ndërkohë që listën e udhëheq pedagogu Redi Muçi.

Mes kandidatëve të Lëvizjes Bashkë ka aktivistë, intelektualë, profesionistë, punëtorë, pensionistë, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme. Lista e mbyllur e qarkut të Tiranës do të ketë 12 deputetë, ndërsa në atë të hapur janë 37 kandidatë.

“Lëvizja Bashkë” bëhet e para parti që publikon listën e kandidatëve, ndërkohë që afati i fundit për të dorëzuar listat në KQZ është 12 Marsi.

Kjo është lista e plotë: