“Lëvizja Bashkë” ka dorëzuar pasditen e kësaj të enjteje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve të saj, të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ajo që vihet re është fakti se kryetari i saj, Arlind Qori, nuk do të udhëheqë listën në asnjë prej 12 qarqeve të vendit.
Më poshtë gjeni udhëheqësit e listave të “Lëvizjes Bashkë” në 12 qarqe:
- Tiranë – Redi Muçi, pedagog.
- Fier – Mirela Ruko, sociologe.
- Durrës – Artan Kacani, arkitekt-urbanist.
- Elbasan – Oltion Fociro, pedagog.
- Shkodër – Gabriel Rakaj, inxhinier fizike.
- Vlorë – Ilir Zoto, avokat.
- Korçë – Petro Lubonja, menaxher.
- Berat – Elio Shyti, programues IT.
- Kukës – Alban Metallari, kërkues shkencor.
- Lezhë – Emiljando Kita, politolog.
- Dibër – Besian Kica, fermer.
- Gjirokastër – Klevis Bedaj, programues IT.
Sipas Kodit Zgjedhor, partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare do të duhet të paraqesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 186 kandidatë, përkatësisht 46 në listën e mbyllur dhe 146 kandidatë në listat e hapura.
Afati i fundit i partive për dorëzimin e emrave dhe listat shumëemërore të kandidatëve në KQZ është data 12 mars.