Lëvizja Bashkë ka prezantuar listat me kandidatët në 5 qarqet kryesore në vend: Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Elbasani, që nxjerrin edhe numrin më të madh të deputetëve në zgjedhjet parlamentare.
Në Tiranë, listën e kryeson Redi Muçi, ndërsa i dyti është drejtuesi i kësaj force politike, Arlind Qori, i ndjekur nga Bora Memaj dhe Jani Marka.
Në Fier, listën e “Lëvizja Bashkë” e udhëheq Mirela Ruko, ndërsa pas saj renditen Elis Baba, Xhoen Osmënaj dhe Bruno Caushaj.
Durrësin do ta prijë Artan Kacani, ndërsa në listën e sigurt janë edhe Ferdez Onuzi, Ylli Tafaruçi dhe Albana Xhebexhia.
Për Elbasanin është vendsur që i pari në listë të jetë Oltion Fociro, ndërsa katër të tjerët në listë të sigurt janë: Bruna Sollaku, Altin Ceveli, Klajd Biça dhe Alda Braçi.
Gabriel Rakaj është i pari në listë në Shkodër, ndërsa Mirza Balaj, Abel Brahusha dhe Arsid Shega plotësojnë listën e mbyllur.




