Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me legalizimin e kanabisit në vendin tonë, për qëllime mjekësore. Dje ministrja Manastirliu tha se janë krijuar agjencitë që do të japin lejet dhe licencat për kultivimin e tij.
Por Tabaku e konsideron këtë një vijë të kuqe të shkelur qartësisht, duke bërë që angazhimet për integrimin e vendit të shkojnë një hap pas.
Në një postim në Facebook, Tabaku thotë se vendi duhet të fokusohet ne reforma pozitive dhe jo të legalizohet kanabisi kur nuk është bërë akoma një strategji për luftën kundër trafikimit të drogës.
Reagimi i plotë:
Miratimi i ligjit për Legalizimin e Kanabisit Mjekësor kur sot Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020, ka probleme me kontrollin e kufinjve është vend tranzit dhe burim i trafikimit te kanabis është nje vijë e kuqe e shkelur qartësisht. Një hap pas në angazhimet ne procesin e integrimit.
Askush nuk është kënaqur kur Shqipëria bënte lajm për avionët e drogës, as për trafikun ndërkombëtar të kanabis, as për pastrimin e parave nga droga! Askush, aq më tepër kur kjo kthehet temë debati në çdo parlamentt e kur reflektohet më çdo raport!
Prandaj sot duhet bërë një strategji kombëtare për luftën ndaj trafikimit të drogës e jo ligj për ta legalizuar atë.
Aq më tepër kur ligji miratuar vjen i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, në në një moment kur e gjithë energjia, puna dhe fokusi duhet të jetë e përqëndruar në reforma pozitive që çojnë përpara mdryshime ligjore në plotësim të detyrimeve për anetaresimin dhe jo në shkelje të tyre!
Kur shqiptarët presin të përshtaten reforma që çojnë përpara vendin, qeveria merr masat për të dërguar Shqipërinë edhe një herë në listën e zezë. Kur Europa është në përpjekje për të integruar rajonin, mazhoranca i del për zot një nisme që sfidon projektin europian që shqiptarët e duan.
Boll energji është harxhuar për të shkatërruar, sot çdo energji duhet harxhuar për të ndertuar projektin europiian këtu. Jo me fjalë por me akte konkrete!