Pas emërimit të Evis Sala në krye të Ministrisë të Shëndetësisë, kanë nisur edhe lëvizjet e para. Burime për mediat bëjnë me dije se është larguar nga detyra drejtori i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Spartak Zekja.
Ky i fundit ishte emëruar në krye të FSDKSH në Janar të 2023-it.
Nuk dihet ende arsyet e largimit të tij nga ky post, por është mësuar emri që do ta zëvendësojë në krye të FSDKSH.
Bëhet fjalë për Artur Papajani, i cili më herët ka mbajtur një post të rëndësishëm në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet.
Papajani ka qenë në krye Tatimeve gjatë qeverisjes së PD-së. Prezantimi i Artur Papajanit në krye të FSDKSH pritet të bëhet në orën 14:00.