Zjarri, i cili përfshiu landfillin e Elbasanit pasditen e së martës vijon të jetë ende aktiv duke shkaktuar probleme të mëdha në zonë.
Zjarrfikëset ndodhen në venddngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, por deri tani nuk kanë mundur të izolojnë vatrata
Gjithashtu është ndërhyrë nga ajri për neutralizimin e flakëve, por edhe kjo tentativë nuk ka rezultuar efektive. Banorët e Elbasanit janë ata që e vuajnë këtë situatë të rëndë.