Maliqi është tronditur në orët nga krimi i rëndë ku 14 vjeçari Eraldo Xhejo u vra me thikë nga bashkëmoshatari Enedio Guri.
Shkolla ku studionte i riu ka bërë një postim prekës në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Lamtumire, ylli yne i ndritur Erald! Sot zemrat tona jane me te renda se kurre. Humbem jo thjesht një nënes, por nje djale te mrekullueshem, plot endra, buzeqeshje dhe miresjellje. Ti ishe shembull i perkushtimit, i dashurise per dijen dhe i shpirtit te pastër”- thuhet mes të tjerash në postim.
Mesazhi i shkollës:
Lamtumire, ylli yne i ndritur Erald! Sot zemrat tona jane me te renda se kurre. Humbem jo thjesht një nënes, por nje djale te mrekullueshem, plot endra, buzeqeshje dhe miresjellje. Ti ishe shembull i perkushtimit, i dashurise per dijen dhe i shpirtit te paster.
Shkolla nuk do te jete me e njeja pa ty. Banka ku uleshe do te mbetet bosh, por kujtimet tona do te jene gjithmone plot me driten qe ti fale. Fjalët nuk mjaftone per te shprehur dhimbjen, por ti do te
mbetesh perjetesisht ne zemrat tona.
U prehsh ne paqe! Ti nuk u largove, por u bere engjelli me i bukur i Parajses! Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju ne këtë dhimbje të madhe!