Lamtumira e fundit për Papa Françeskun, mijëra besimtarë mblidhen në sheshin e ‘Shën Pjetrit’! Në Shqipëri ditë zie kombëtare

E gjithë bota i jep sot lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Pas tre ditësh homazhe sot zhvillohet ceremonia mortore për Atin e Shenjtë, i cili u nda nga jeta më 21 Prill në moshën 88-vjeçare.

Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të jenë këtë fundjavë në Funeralin e Papa Franceskut në Vatikan ky mes tyre më shumë se 170 delegacione ndërkombëtare.

Mediat italiane bëjnë me dije se ceremonia do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë rreth 1 orë e gjysmë. Pas përfundimit të meshës, trupi i Papa Françeskut do të transportohet në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë për varrim.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti Sergio Mattarella, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, princi Ëilliam, mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha Letizia si dhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në ceremoninë ne nder të Atit të Shenjtë.

Rreth 4.000 gra dhe burra nga forcat e policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë, përfshirë 4.000 vullnetarëve nga Mbrojtja Civile.

Kujtojmë se qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të datës 24 Prill. Ne vendimin e qeverisë thuhet se shpallja e dites se zisë do te jete “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”.

Po ashtu ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

Papa Françesku vizitoi Shqipërinë më 21 Shtator të vitit 2014. Në fjalimet e tij, Papa vlerësoi qëndrueshmërinë e shqiptarëve në përballimin e persekutimeve dhe e cilësoi Shqipërinë si “komb i shqiponjave” dhe “tokë martirësh”. Gjatë meshës së mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, ai predikoi paqe, shpresë dhe dialog ndërfetar. Vizita e Papa Françeskut 11 vite më parë dha një mesazh të fuqishëm për mbarë botën: të marrin shembull nga harmonia dhe forca shpirtërore e Shqipërisë.