Përfaqësues të Tik Tok kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me AMA.
Nisma e prezantuar si “agjenda e sigurisë digjitale të TIK TOK në Ballkanin Perëndimor”, bëri bashkë edhe rregullatorët e rajonit dhe CRCA.
“Kemi hequr qindra video me përmbajtje të dëmshme. Ndaj tani po hedhim një hap tjetër përpara. Kemi tik tokun, ndaj thirra në takim edhe drejtuesit e rajonit, me shpresën që të kenë të njëjtën qasje e të ndajmë përvojën”, tha kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.
Nga Tik Tok ishte menaxheri i politikave publike, Lukas Gabler i cili u shpreh:
“Misioni përfundimtar i Tik Tok është të ofrojë një hapësirë mikpritëse, ku të gjithë të ndihen të sigurt. Kjo është arsyeja pse ne po zgjerohemi për të hequr përmbajtjet që përmbajnë urrejtje. Shpresojmë që kjo do të mbështesë në masë të madhe ndërgjegjësimin e aftësive digjitale në Ballkanin Perëndimor”, tha menaxheri i politikave publike të TikTok, Lukasz Gabler.
“Tashmë që kemi këtë bashkëpunim kaq të fuqishëm, po punojmë për sigurinë sidomos të fëmijëve, ndaj mjafton të raportoni për përmbajtjet e dëmshme qoftë te i sigurt, CRCA, e sigurisht te AMA”, tha Altin Hazizaj.
Garantimi i një hapësire të sigurt online është sfidë kudo dhe koordinimi gjithpërfshirës është i domosdoshëm.