Në Apelin e Posaçëm është zhvilluar sot seanca për Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm nga GJKKO për “Masakrën e Lushnjes”.
Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 33-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
Përveç prokurores së çështjes Doloreza Musabelli ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK Altin Dumani si dhe babai i Haxhiut.
Në seancë ndodhej edhe vetë Laert Haxhiu, i cili përfaqësohet nga avokati Detar Hysi.
Avokati kërkoi largimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Daniela Shirka, pasi ajo ka shqyrtuar një kërkesë në themel.
Prokurorja Musabelli tha se Bujar Turku dhe Agron Hoxha konsiderohen të njoftuar, ndërsa për personat e tjerë që janë larguar kërkoi të tentohet njoftimi i tyre. Në këto kushte trupa gjykuese tha se do procedohet me njoftimin për shpallje për Fatos Latifi, Marjus Xhepexhiu dhe Xhulio Shkurti.
Seanca e radhës u shty për në 23 tetor 2024, ora 09.00.