Seanca e dytë parlamentare e kësaj të marte ka zgjatur vetëm pesë minuta, gjatë së cilës Kuvendi i Shqipërisë miratoi përbërjet e reja të komisioneve të përhershme parlamentare, vetëm me pjesëmarrjen dhe votat e Partisë Socialiste.
Me 71 vota pro dhe vetëm një votë kundër, të dhënë nga deputetja Jozefina Topalli m Kuvendi miratoi kryetarët socialistë për komisionet, si dhe nënkryetarët socialistë në ato komisione që tradicionalisht drejtohen nga opozita.
Partia Demokratike bojkotoi seancën plenare, ndërsa emrat e saj të propozuar për drejtimin e komisioneve nuk janë dorëzuar zyrtarisht në Kuvend. Për pasojë, ata nuk u hodhën fare në votim.
Në sallë ishin të pranishëm 78 deputetë, nga të cilët 77 votuan pro emrave të propozuar nga Partia Socialiste, kurse Jozefina Topalli votoi kundër.
Miratimi i komisioneve vjen në një moment të tensionuar mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa PD ende nuk ka bërë zyrtarizimin e strukturës së re parlamentare dhe përfaqësuesve të saj në komisione.