Kuvendi i Shqipërisë mban 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit Gerti Bogdani

Ka nisur me një minute heshtje seanca plenare ne kujtim të ish- deputetit të PD, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta nje ditë më parë.

Seanca nisi me fjalën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe më pas ligjvënësit mbajtën 1 minutë heshtje. Më pas deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga salla.

Kujtojmë se Kuvendi hapi sot dyert ku per me shumë se 2 orë u mbajtën homazhet në nderim të Gerti Bogdanit që u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare per shkak të nje arresti kardiak. Homazhet bashkuan të majtë dhe te djathtë, të cilët shprehën ngushellimet e tyre për Bogdanin. Ndërkohë Partia Demokratike njoftoi se ka nderprere aktivitetet politike për 2 ditë në kujtim të Gerti Bogdanit