Kryeministri Edi Rama mboldhi sot grupin e Partisë Socialiste, teksa në vend po protestohet prej më shumë se tre muaj për largimin e tij.
Në mbledhjen, që u transmetua live në profilin e Ramës në rrjete sociale, u vu re se komentet që kritikon kreun e qeverisë u fshin në kohë reale.
Siç duket edhe në fotografinë më poshtë, janë disa mesazhi të fshira nga “live” i kryeministrit, ndërsa janë mbajtur vetëm komente që lavdërojnë kreun e qeverisë.

Si të mos mjaftonte kjo, aktivistë të protestës raportojnë se llogaritë e tyre në Instagram u janë mbyllur.
Po ashtu edhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është mbyllur faqja e tij në Instagram, pa asnjë paralajmërim.
Shehaj ka mbështetur që prej ditës së parë protestën, bashkë me shumë aktivistë të tjerë, të cilët sot gjenden përballë forcës së pushtetit.
Kujtojmë se qytetarët po protestojnë që prej datës 30 Maj, ndërsa i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës. Kërkesa kryesore mbetet largimi i Ramës.