Një rast i padëgjuar është bërë i njohur sot nga Policia e Kukësit, e cila ka arrestuar një 57 vjeçar në këtë qytet.
21 vite më parë ai kishte falsifikuar dokumente për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije të mitur që nuk ekzistonte, si dhe falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë.
Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari Xhevit Sopaj e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.
Policia njofton se ka proceduar penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratorin e një agjencie funerale.
Duket si pjesë e një skenari të denjë për një film Hollivudian, por është një ngjarje e cila ka ndodhur në të vërtetë në Kukës.