Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se janë liruar 4 nga 5 zyrtarët e policisë që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë.
Ndërkohë i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç.
Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.
“Zëvendësdrejtori i policisë vazhdon të mbahet në burg në Serbi“, tha Kurti, duke iu referuar Jankoviçit.
Ditën e djeshme, autoritetet në Kosovë se dhjetë zyrtarë policorë të Kosovë, shqiptarë dhe serbë ishin ndaluar nga autoritetet serbe. Pesë prej tyre u liruan që ditën e djeshme.
Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë bëri të ditur se pesë policët, ishin dërguar në Rashkë.
Ndërkohë një natë më parë, mbi 300 qytetarë të Kosovës u ndaluan nga Serbia në kufi me Kroacinë.
Sipas Kurtit, Serbia ka shkelur disa marrëveshje të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfshirë atë për lëvizjen e lirë dhe Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që rritur vitin e kaluar.