Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për gazetarër teksa sot u paraqit në SPAK për të respektuar masën “detyrim paraqitje” që GJKKO ka caktuar ndaj saj. Kryemadhi u tha gazetarëve se ajo nuk do të flas më në Prokurori, por vetëm në Gjykatë.
Mes të tjera, Kryemadhi tha se ka marrë këtë vendim pasi deklaratat i përdorin kundër saj, siç pretendon deputetja e Partisë së Lirisë.
Mes të tjerash, ajo hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se mori në mbrojtje kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ndërsa linçoi Kryemadhin dhe ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën.
“Do njihem edhe me fashikujt, janë të domosdoshme për t’u njohur nga ana ime, do të përballemi edhe me ekspertizën që kemi bërë unë dhe mamaja ime, është një procedurë e gjatë që kërkon durim, konsistencë dhe përfshirjen e të gjitha palëve. Nuk pranova të përgjigjem për asgjë, të gjitha deklaratat e mia do bëhen në gjykatë, do të flas vetëm në gjykatë. Nuk bëhen më në prokurori, por në gjykatë”- u shpreh Kryemadhi.