Policia e Pogradecit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur më 28 korrik, ku një grua 52-vjeçare e identifikuar si Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët.
Fillimisht u dyshua për vdekje nga asfiksia, por hetimet zbuluan se ajo ishte vrarë me thikë.
Autori i dyshuar është Ilirjan Selmani, 31 vjeç, banues në Pogradec, dhe dyhsohet se kishte një lidhje intime me viktimën. Ai dyshohet se e ka vrarë me thikë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës për të fshehur krimin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së hënës.
Autori u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon akuza për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës.