Një grua u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në Rrugën e Kavajës, në Tiranë.
37 vjeçarja Amanda Pushani gjeti vdekjen e masakruar me thikë nga motra e saj, Marsela Pushani, 40 vjeç.
Marsela Pushani ka dëshmuar se nuk ka dashur ta vrasë të motrën por ka vepruar në kushtet e vetmbrojtjes.
Sipas saj, e motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.
Dy motrat jetonin në të njëjtën banesë bashkë me të ëmën.
Mëngjesin e djeshëm, sipas Marselës, dy motrat kanë pasur debat të vazhdueshm pasi i kërkonin që të linte pijet alkoolike. Fillimisht Amanda ka marrë thikën dhe ka kërcënuar të motrën dhe nënën e saj se do t’i vriste.
Marsela ka treguar më tej se situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
E arrestuara është me profesion mësuese.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orën 11:40, ndërsa fillimisht u raportua se ishte vetëvrasje, por pas autopsisë u zbulua se 37- vjeçarja ka ndërruar jetë nga plagët e marra.