Kreu marrëdhënie me 14 vjeçaren, Gjykata lë në burg “dhëndrin” nga Divjaka

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 34 vjeçarin Aranit Arapi, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një 14 vjeçare të mitur. Rasti u bë mediatik pak ditë më parë, pasi prindërit e tij këmbëngulin se i riu dhe vajza ishin të martuar dhe se e gjitha është bërë nga familjarët e së miturës.

34 vjeçari akuzohet për veprën penale “kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

Arapi u arrestua në fshatin e tij në Kryekuq.

Çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes se vajzës minorene me të cilën kishte gati 1 vit martesë.

Vajza tashmë është marrë nga autoritetet dhe është dërguar në një qendër rehabilitimi.