Kryeministri i Bullgarisë njoftoi të enjten se qeveria e tij po jep dorëheqjen më pak se një vit në detyrë, duke u dorëzuar përballë protestave të vazhdueshme kundër korrupsionit, të cilat janë intensifikuar javët e fundit.
Prokurori Klodian Braho ishte i fundit mes kandidatëve për të drehtuar SPAK që prezantoi në KLP platformën e tij.
Në dëgjesën përballë anëtarëve të KLP-së, Braho nënvizoi angazhimin e tij në luftën kundër korrupsionit, duke shtuar se askush nuk është mbi ligjin.
Braho vuri në dukje përvojën e tij në hetimin e çështjeve të rëndësishme që përfshijnë zyrtarë të lartë të shtetit dhe funksionarë të drejtësisë.
“Disa nga cështjet janë zhvilluar para se të krijohej SPAK. Ju kam paraqitur cështje penale me zyrtarë të lartë shtetërore dhe funksionarë të drejtësisë, për të cilët jo gjithmonë gjykata ka pranuar kërkesat për masë dënimi. Në këto raste kam paraqitur ankim dhe Apeli ka vendosur sipas kërkesës së prokurorit.
Lidhur me zyrtarë të lartë apo të krimit të organizuar kam kërkuar konfiskimin e pasurive. Dua të sjell në vëmendje vetë një rast në 2023 është konfiskuar një shumë prej 18.4 mln euro, ne origjine nga veprimtaria kriminale, të cilat i përkisnin një organizatë kriminale. Sjell në vëmendjen tuaj se kjo shumë është sa dyfishi i buxhetit të SPAK në atë vit që ka qenë 8.9 mln euro”- u shpreh Braho.
Sa i përket planit të organizimit, Braho tha se e ka ndarë në disa pika: “Nëse do të jem drejtues do të marr masat për ndjekjen e strategjive aktuale. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale, garantoj zbatimin e parimit të barazisë, do të kryej veprime të nevojshme për të mbrojtur pavarësinë e prokurorëve të posaçëm, do të mbështes prokurorët në ushtrimin e detyrës, ne rast ngarkese do të procedohet me krijimin e grupeve hetimore, vendimet e prokurorëve nuk janë personale por janë qëndrime të institucionit. Ka nevojë për krijimin e një sektori për analizën e informacionit dhe përshtatja me sektorë të ngjashëm në vendet e tjera”, tha ai.