Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar akuza të reja ndaj ish drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.
Mësohet se Hyseni po hetohet edhe për dy vepra të tjera penale, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.
Ndërkohë për dosjen e AKSHI-t, SPAK e akuzon për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK po verifikon një transfertë në një kompani ku është i punësuar vëllai i Vlora Hysenit, Izet DIngler.
Ndërkohë po verifikohen edhe disa listpagesa që janë gjetur në zyrën e EATABACCO të Ergys Agasit, edhe ky në burg për dosjen AKSHI.
aktualisht, ish-drejtuesja e SHISH ndodhet në masën “arrest shtëpie”, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme penale.
Vlora Hyseni dyshohet se ka ndihmuar me informacionet sekrete shtetërore biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në kërkim nga SPAK për aferën e AKSHI-t.
Sipas dosjes së SPAK, Hyseni ka patur komunikime të vazhdueshme me biznesmenin Ergys Agasin, teksa SPAK dyshon se mes tyre ka patur edhe lidhje personale.