Korrupsion dhe shkelje e barazisë në tendera, ish-vartësi i Ballukut pyetet për 2 orë në SPAK

Ish-kreu i KESH, Erald Elezi është paraqitur sot në SPAK ku është marrë në pyetje për rreth 2 orë nga prokurorët e posaçëm.

Elezi është i pandehur nga SPAK për dosjen e tunelit të Llogarasë, ku e pandehur është edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Elezi ka dalë nga godina e SPAK i shoqëruar nga një efektiv policie, në zbatim të masës “arrest shtëpie” të vendosur nga GJKKO.

Ndaj Elezit rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shkelja e barazisë në tenderë. Të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi. Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gjyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.