Emrat/ Operacion i madh antidrogë në Korçë, arrestohen 6 persona, ndalohen 10 dhe 3 shpallen në kërkim

Në Korçë u finalizua një operacion i madh antidrogë i quajtur “Knock Down 3”, nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes, ku u arrestuan 10 persona dhe janë në kërkim 3 të tjerë ndërsa 24 persona po procedohen penalisht.

Operacioni u zhvillua gjatë natës së kaluar. Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin në flagrancë këta shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike: Minella Pleqi, 23 vjeç; Isuf Durmishllari, 26 vjeç; Gjergji Renja, 32 vjeç; Ardi Sterjo, 36 vjeç; Donald Qemal, 27 vjeç dhe Nikola Lara, 19 vjeç, banues në Korçë.

Emrat e të ndaluarve janë janë  Piro Papapetro, 31 vjeç; Petrit Arixhiu, 19 vjeç; Bledar Repa, 46 vjeç; Taulant Repa, 38 vjeç; Ermal Bezhani, 36 vjeç, Markelian Kamenica, 29 vjeç; Enea Frashëri, 26 vjeç; Gentian Koçoli, 40 vjeç; Devis Xhaholli, 39 vjeç dhe Martin Kosturi, 23 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.