Kontrolle “blic” në burgjet e vendit, ndryshohen drejtuesit në Peqin dhe Elbasan

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë disa lëvizje të reja në institucionet penitenciare në Shqipëri.

Mediat raportojnë se Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha është caktuar drejtor i burgut të Elbasanit.

Po ashtu janë zhvilluar kontrolle të befasishme në disa burgje të vendit, për identifikimin e sendeve të palejuara brenda qelive.

Ndërkohë po verifikohen kartelat e takimeve të të dënuarve dhe paraburgosurve, për të garantuar respektimin e rregullave dhe parandalimin e shkeljeve.

Kontrollet “blic” vijnë pas raportimeve se në burgjet e sigurisë së lartë ka patur disa takime speciale të perzonazheve të dënuar, në kundërshtim me rregulloren.