Kontrasti, stadiumi “San Siro” nuk do prishet, “Qemal Stafës” iu ngul kullë

Komiteti Rajonal i transhëgimisë Kulturore të krahinës së Lombardisë mori vendim për të mos prishur Stadiumin e famshëm të Milanos “San Siro”.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së klubeve Milan dhe Inter për të ndërtuar një stadium të ri në të njëjtin vend. Por Komiteti vendosi të kundërtën duke vlerësuar se stadiumi 70 vjeçar është pjesë e trashëgimisë kulturore të Italisë.

Në vend të prishjes, Komiteti ka rënë dakord vetëm për rikostruksion në vlerën e 18 milionë eurove. Kështu, Milan dhe Inter do të duhet të ndërtojnë stadium të ri diku tjetër në Milano.

Ndryshe nga Italia, në Shqipëri u prish stadium Qemal Stafa, i cili ishte 20 vjet më i vjetër se San Siro.

Autoritetet italiane e shohin stadiumin e tyre si vlerë e trashëgimisë kulturore të Italisë, ndërsa në Shqipëri u prish i gjithi, duke i hapur rrugën një stadiumi me Kullë dhe fasadë kallçuku, ndonëse stadiumi “Qemal Stafa” kishte vlera të mëdha arkitektonike të projektuar nga i famshmi Gulio Berte, duke përfaqësuar një epokë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.