Konfirmohet rokada në Partinë Socialiste, Bledi Çuçi zgjidhet kreu i Grupit Parlamentar

Bledi Çuçi do të jetë kreu i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, vend i lënë bosh nga Taulant Balla pasi mori detyrën si ministër i Brendshëm.

Çuçi u zgjodh pas vendimit të marrë në Asmablenë e PS-së në fund të korrikut, ndëkrohë që sot deputetët kanë dhënë miratimin për emrin e tij.

Kështu konfirmohet edhe rokada në PS, me Çuçin dhe Ballën që ndërruan postet. Sot në Asamblenë e Partisë Socialiste pritet të mësohet edhe emri i Sekretarit të Përgjithshëm dhe kryetarëve të Sekretariateve, ndërkohë që pritet me interes nëse do të ketë ndonjë ndryshim në kabinetin qeveritar.