Komisioni Europian i del në krah Shqipërisë: Greqia të mos pengojë anëtarësimin për shkak të çështjes “Beleri”

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, deklaroi në një konferencë për shtyp se Greqia nuk mund të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shkak të çështjes Beleri.

Ajo nuk pranoi të komentojë mbi burgosjen e Fredi belerit, teksa shtoi se Komisioni Europian po e ndjek me vëmendje atë çështje.

Ndërkohë, gazeta greke “Kathimerini”, thotë se ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i ka kërkuar Bashkimit Europian të dëgjojë shqetësimin e Greqisë për burgosjen e Belerit për 2 vite për blerje votash.

Kjo nuk është një [çështje] dypalëshe,” tha ministri i jashtëm. “Nëse një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, respekton parimet e shtetit ligjor dhe respekton të drejtat politike të qytetarëve të tij, nuk është dypalëshe. Është një çështje evropiane dhe ne duhet ta perceptojmë si të tillë dhe ta nxjerrim në pah në të gjitha forumet”, tha ai për radion Sky.