“Komandant, jam ushtari yt”/ Rama “shuplakë” Tërmet Peçit para socialistëve në Gjirokastër, akuza për klan dhe prapaskena në PS

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar me tone të forta deputetin Tërmet Peçi gjatë një takimi të strukturave të Partisë Socialiste në Gjirokastër.

Burime për mediat bëjnë me dije se Rama ka akuzuar ish-kryebashkiakun e Tepelenës si autorin e prapaskenave dhe sulmeve ndaj figurave të tjera socialiste në qark, duke përfshirë këtu edhe lajmet që qarkulluan për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Po ashtu Rama ka theksuar se Peçi është kthyer në një pengesë për punën e kryetarit aktual të Bashkisë Tepelenë, Gramos Sakos, duke instaluar një “klan” familjar me kunetër e njerëz të afërt në administratë vetëm për të ruajtur kontrollin e tij personal mbi territorin.

Pas akuzave të forta, Tërmet Peçi ka tentuar të mbrohet duke përdorur duke i thënë Ramës: “Komandant, unë jam ushtari yt!”

Mirëpo, Rama nuk është ndalur dhe ka vazhduar me kritikat e tij ndaj Tërmet Peçit.

“Nuk ka fjalë për ty sot. Ka njerëz shumë më të mirë se ty në këtë sallë. Thashethemet që nisin nga kalaja e Ali Pashait nuk ndikojnë në punën e qeverisë sime”- mësohet ti ketë thënë Rama.

Në mbyllje të takimit, sipas mediave Rama i është drejtuar Tërmetit me fjalët “O Tërmet, mos na çaj by**en”*. Më pas Rama është larguar nga takimi.