Ndahet nga jeta Ted Turner, themeluesi i CNN

Themeluesi i CNN, Ted Turner, një nga pionierët më të mëdhenj të lajmeve ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Sipas një njoftimi për shtyp Turner u nda nga jeta këtë të mërkurë. Ai ishte një figurë ikonike e medias, i njohur për revolucionarizimin e transmetimit të lajmeve me krijimin e CNN, rrjeti i parë 24-orësh i lajmeve në botë.

I lindur në Ohajo dhe i rritur në Atlanta, Turner ndërtoi një perandori të fuqishme mediatike. Përveç CNN, ai zhvilloi kanale të njohura televizive për filma dhe vizatime, si dhe zotëroi ekipe sportive profesionale, përfshirë Atlanta Braves.

Përtej biznesit, Turner ishte një figurë shumëdimensionale: jahtman i njohur ndërkombëtarisht, filantrop dhe aktivist. Ai themeloi Fondacionin e Kombeve të Bashkuara, mbështeti eliminimin global të armëve bërthamore dhe u angazhua fuqishëm për mbrojtjen e mjedisit.

Megjithatë, ishte vizioni i tij për transmetimin e lajmeve në kohë reale, 24 orë në ditë, që e bëri atë një figurë transformuese në gazetari. Në vitin 1991, revista ‘Time’ e shpalli “Njeriu i Vitit” për ndikimin e tij global në mënyrën si publiku përjeton ngjarjet.

“Ted ishte një udhëheqës intensivisht i përfshirë dhe i përkushtuar, i guximshëm, i patrembur dhe gjithmonë i gatshëm të mbështeste një paragjykim dhe t’i besonte gjykimit të tij”, tha kryetari dhe CEO i CNN, Mark Thompson, në një deklaratë.

“Ai ishte dhe gjithmonë do të jetë shpirti kryesor i CNN”-shtoi ai.