Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Kamëz

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Kamzës.

Gjithashtu Kolegji ka rrëzuar edhe kërkesën tjetër të këtij koalicioni, për ekspertimin kompjuterik të pajisjeve elektronike të zgjedhjeve, me anë të të cilave votuan qytetarët e kësaj bashkie.

Me këtë vendim, Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit, ku fitues doli socialisti Rakip Suli, në garë ndaj kandidatit të PD-së Bilbil Bajraktarit dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha.