Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS, tezja e Adriatik Lapajt merr mandatin e deputetes së ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Kolegji Zgjedhor vendosi unanimisht të hënën që mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” t’i mbetet Ana Dajkos, tezes së Adriatik Lapaj.

Vendimi konfirmon atë të KAS-it, i cili e kishte rrëzuar vendimin fillestar të Komisionit Qendror të Zgjedhjes që ia kishte dhënë mandatin Kleana Xhuvelit, kushërirës së Lapajt.

Fillimisht, vetë Lapaj dhe koalicioni kërkuan që mandati t’i kalonte atij si kandidati më i votuar në listën e hapur, por për shkak të renditjes në listën e mbyllur dhe mosnjohjes së dorëheqjeve të dhëna para zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor vendosi në favor të Dajkos.