Një 53 vjeçar është arrestuar në flagrancë në portin e Durrësit pasi u kap me 44 000 euro të padeklaruara në doganë dhe mallra të kontrabanduara.
Policia kishte marrë informacion se në një furgon po trasportohej një shumë e konsiderueshme eurosh, me qëllim shmangien e deklarimit në doganë.
Pas kontrolleve të policisë është kapur shoferi i furgonit të linjës Vlorë-Itali Nuri Alushi. Paratë që ai po tentonte të fuste në Shqipëri dyshohet se janë të përfituara nga veprimtraria kriminale. Ato u gjetën në pjesën e tapicerisë së furgonit ku kishte edhe një sasi të konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat 53 vjeçari tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.