Pak gjëra shpjegojnë në shumë sesa një hartë, trajektoren e pushtetit, politikës, luftërave dhe natyrën shpeshherë arbitrare të identiteteve kombëtare. Vijat kufitare burojnë nga kufijtë e mëparshëm, të cilët nga ana e tyre janë produkt i përzierjes dhe migrimit të njerëzve gjatë mijëra viteve.
Finlanda nuk ekzistonte si një vend i pavarur deri në vitin 1917, dhe më pas humbi një pjesë të saj që i kaloi Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kufiri më jugor i Holandës, shtrihet çuditërisht midis Gjermanisë dhe Belgjikës, dhe nuk ka kuptim pa Traktatin e Mastrihtit të vitit 1843.
Disa kufij ndjekin veçoritë natyrore si lumenjtë, ndërsa të tjerët kanë mure. Dhe ne njohim edhe kufij të disa kombeve afrikane që u mbivendosen atyre të grupet etnike indigjene. Por disa kufij janë më të çuditshëm se të tjerët. Për shembull i gjithë kufiri SHBA-Kanada, ndahet nga një hendek 7 metra i gjerë në mesin e një pylli të madh. Portugalia lidhet me Spanjën me një urë një të vogël 3.3 metra të gjatë. Belgjika dhe Gjermania, kanë një korsi biçikletash që përshkon vijën kufitare midis 2 vendeve. Por ja cilat janë kufijtë më të pazakontë në botë:
Një shtëpi, një qytet, dy shtete
E vendosur teknikisht në Holandë afër kufirit belg, disa pjesë të qytezës Barle-Nasaut janë në Belgjikë. Siç mund të shihet edhe në Google Maps, ka pjesë të të njëjtit vend të ndara nga njëra-tjetra, dhe madje edhe shtëpi të ndara me dysh nga kufiri i dy vendeve. Për shembull, shkon në kuzhinë për të ngrënë diçka të lehtë? Je në Belgjikë.
Kthehesh tek divani për të pushuar? Atëherë ke kaluar në Holandë. Është një gjë e mirë që Bashkimi Evropian lejon udhëtimin falas midis vendeve pa pasaportë, përndryshe mund të kishte roje kufiri në dhomën e ndenjjes. Po si ndodhi kjo ndarje e çuditshme? Gjithçka e ka origjinën tek një dukë belg i panjohur i shekullit XII.
Ai nisi t’u shpërndante copa toke kontëve holandezë në rajonin e Nasaut. Ndaj 800 vjet më vonë kemi një qytet me dy qeveri, dy sisteme ligjore në varësi të vendit ku jeni, dy këshilla bashkiakë, sisteme adresash të mbivendosura, kisha por edhe shërbime civile të ndara midis 2 vendeve. Ndërkohë, banorët në të njëjtin qytet qëndrojnë 1 metër larg për të shtrënguar duart me një person të një vendi tjetër.
Një pikë ku takohen Polonia, Lituania dhe Rusia
Një shtyllë dhe një monument graniti i quajtur Trojstik Granik e shënon atë pikë. Dhe nëse qëndroni në të, jeni në pikën ku takohen Polonia, Lituania dhe Rusia. Lituania dhe Polonia janë anëtarë të Bashkimit Evropian, ashtu si Belgjika dhe Holanda, dhe njerëzit mund të shkojnë dhe vijnë pa problem. Por Rusia nuk është në BE. Ndaj edhe pse pranë Trojstik Granik nuk ka roje, nuk do t’iu rekomandonim të silleshit shumë rreth e rrotull gardhit në anën ruse të kufirit.
Lesoto:Një shtet brenda një shteti
Ky vend afrikan ndodhet brenda shtetit të Afrikës së Jugut, dhe në hartë ka formën e një rrethi jo shumë të rregullt. Lesoto quhej dikur Basutoland. Ai u pushtua nga fise indigjene në fillesat e tij në vitin 1822, përpara se të bëhej një koloni britanike në vitin 1884.
Kombi modern i Afrikës së Jugut u formua në vitin 1961, dhe në vitin 1966 Basutoland shpalli pavarësinë dhe e quajti veten Lesoto, duke pranuar pasojat e vendosjes së saj të çuditshme gjeografike. Është interesant fakti që gjuha zyrtare e Lesotos është anglishtja, dhe njerëzit e tij nuk flasin gjuhën holandeze si Afrika e Jugut, vendi që e rrethon nga të gjitha anët.
Timori Lindor:I ndarë nga Indonezia dhe oqeani
Dhe këtu mbërrijmë në situatën e çuditshme kufitare të Timorit Lindor, në skajin më lindor të ishujve Sunda në Indonezi. Ky vend është i ndarë në dy gjysma – në lindje dhe në perëndim – me Indonezinë që ndodhet në mes. Pjesa perëndimore e Timorit është dukshëm më e vogël se ajo lindore, prandaj i gjithë kombi me 2 pjesë të ndara quhet ndonjëherë Timori Lindor.
Kjo do të thotë se në skenarin më të keq, shtetasit e Timorit Lindor nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të kalojnë nëpër një vend tjetër për të shkuar në të njëjtin vend, ose në vendin e tyre. Si për t’i ndërlikuar më tej gjërat, në jug ka një konflikt midis Timorit dhe Australisë mbi sovranitetin e ujërave përreth tij.
Ky kufi i çuditshëm shpjegohet nga historia e Timorit Lindor. Në shekullin XVI, ishulli sundohej nga dy mbretëri:njëra në lindje, tjetra në perëndim. Portugalia pushtoi mbretërinë lindore në vitin 1515, dhe holandezët mbretërinë perëndimore në vitin 1651. Në 1859 holandezët dhe portugezët ranë dakord për kufijtë moderne të ishullit, duke e lënë në përbërje të Indonezisë.
Por vetëm në vitin 1945, Indonezia arriti të fitojë pavarësinë pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë pikë, ajo u integrua me Timorin Perëndimor holandez. Timori Lindor nuk u shkëput si një komb sovran deri në vitin 2002.
Ishulli argjentinas në një lum paraguajuan
Po flasim për një grup ishujsh të vegjël përgjatë lumit Parana, një lumë që ndan Argjentinën nga Paraguai, dhe që është emërtuar kështu sipas një vendi që gjendet në Brazil. Po ashtu lumi ndahet në vendin ku takohen këto 3 shtete. Konkretisht po flasim për Isla Apipé Grande.
Nëse qëndron në këtë ishull je në Argjentinë. Por nëse kalon ujin për të shkuar në një ishull tjetër? Atëherë kë mbërritur në Paraguaj. Kthehu në ishull? Je sërish në Argjentinë. Uji përreth ishujve i përket Paraguajit, por vetë ishujt i përkasin Argjentinës.