Këshilli Bashkiak i Vlorës në mbledhjen e kësaj të hëne ka komanduar kryetarin e ri të Bashkisë, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga posti i kryebashkiakut.
Në krye të Bashkisë Vlorë është komanduar Elis Halili. Këshilltarët e majtë votuan në rresht për një emrin e Elis Halilit, duke zbatuar “qorrazi” urdhrin e krytarit të Patisë Socialiste Edi Rama dhe drejtuesit politik në Vlorë, Bledi Çuçi
Ky i fundit zhvilloi një mbledhje me kryesinë e këshilltarëve socialistë në Vlorë, në selinë e partisë të dielën, për të diskutuar mbi emrin që do të propozohej si pasues i kryebashkiakut Ermal Dredha.
Në mbledhje, raportohet se vetë Çuçi ka theksuar se nuk është mirë që këshilltarët socialistë të dalin me disa emra në mbledhjen e të hënës, ndaj duhet të ketë një kandidaturë të vetme.
Kjo porosi, e cila vinte nga kupola e Partisë Socialiste dhe me shtyrje nga drejtuesi politik në Vlorë, u vulos sot nga këshilltarët e majtë.