Kërkoi t’i hiqej sekuestro e llogarisë bankare, GJKKO rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt 

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar një kërkesë penale të ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj.

Përmes avokatëve të tij Ahmetaj i kishte kërkuar gjykatës të shfuqizojë masën e sekuestros të vendosur mbi një llogari bankare në emër të tij. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani, i cili vendosi rrëzimin e saj si të pa bazuar në ligj dhe në prova.

Llogaria bankare, objekt i kësaj kërkese ishte një nga dy llogaritë që iu sekuestruan ish ministrit të cilat kishin shumën 124 300 Euro.

Ahmetajt i janë sekuestruar gjithsej 6 pasuri  për llogari të hetimit të nisur ndaj tij për akuzat e “korrupsionit”, “fshehjes dhe mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim të parave”. Mes katër pasurive të paluajtshme të sekuestruara janë një vile në bregdetin e Palasës dhe një vilë në Hamallaj