Këputet teli i korrentit nga shtylla në Tiranë, shkarkesa elektrike çan gomat e një betoniereje

Një tragjedi është shmangur paraditen e sotme në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, pasi një tel i energjisë elektrike është këputur nga një shtyllë tensioni.

Si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.