Këputet kabulli i tensionit të lartë në Elbasan, banorët në panik

 Një përcjellës i linjës së tensionit të lartë është këputur në Bradashesh, Elbasan.

Kabulli ka rënë shumë pranë zonës së banuar ndërsa për fat të mirë nuk ka patur njerëz aty pranë. OSHE, OST dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë shkëputur energjinë elektrike në mënyrë që të riparojnë dëmtimin.

Banorët e zonës janë shprehur të panikosur për mediat ndërsa kanë thënë se është rasti i tretë brenda pak vitesh.

Ata thonë se kjo ka ndodhur për shkak të amortizimit të përcjellësve dhe motit të nxehtë. Banorët kërkojnë dëmshpërblim pasi shprehen se u janë djegur pajisjet elektroshtëpiake.