Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë sot një denoncim mbi gjuhën e përdorur nga Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.
Ai ka publikuar një foto nga një bisedë që siç thotë deputeti demokrat mes Hoxhës disa funksionarëve të lartë, ku ministri përdor një gjuhë aspak të hijshme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”, shkruan Hoxha në grup chat-in e Ministrisë së Jashtme, sipas forografisë së publikuar nga Këlliçi.
Ai shton më tej se Ferit Hoxha nuk mund të jetë një kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.
Reagimi i Këlliçit:
A do mbajë përgjegjësi Ferit Hoxha për mënyrën si shprehet për shqiptarët?!
Eshtë pikërisht komunikimi në një grup chat-it në Ministrinë e Jashtme, mes titullarit dhe disa funksionarëve të lartë, që tregon çfarë në të vërtetë Ferit Hoxha mendon për bashkëkombasit tanë në Maqedoni të Veriut.
Lehtësia me të cilën ai shprehet në këtë mënyrë fyese, është pak të thuhet arrogancë.
Ky etiketim, kjo gjuhë ordinere i ka habitur aq shumë punonjësit e Ministrisë së Jashtme që janë pjesë e këtij grupi komunikimi në ëhatsapp, sa kanë nisur ta shpërndajnë.
Ferit Hoxha nuk mund të jetë një kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.
Edhe nëse do të ishte në një audiencë të kufizuar, të kontrolluar dhe me besim të plotë në konfidencialitet, një diplomat karriere që i është besuar drejtimi i Ministrisë së Jashtme s’ka se si të përdorë këtë gjuhë. Eshtë e papranueshme.
Ka vetëm një mënyrë që ai të provojë se ka shërbyer në qendrat më të rëndësishme të botës.
Të mbajë përgjegjësi për këtë komunikim, ashtu siç do bënte një diplomat karriere në Bruksel, Neë-York, NATO, Paris, e kudo në perendim.