KAS rrëzon Celibashin: “Paketa e maleve” dhe projektligji për TVSH-në në Bujqësi mund të miratohen nga Kuvendi

Komisioni i Ankesave i ka dhënë të drejtë Kuvendit në përballjen me KQZ-në, për s ai përket miratimit të dy projektligjeve nga mazhoranca, atë të “Paketës së maleve” dhe projektligjit për TVSH0në në bujqësi.

Sipas KAS, këto projektligje nuk shkelin rregullat para zgjedhore, ndaj bllokimi i tyre nga KQZ është i paligjshëm.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i bllokoi u shpreh pak ditë më parë se këto projektligje prekin politika të rëndësishme fiskale.

“Ndryshimet e propozuara kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin ekonomik dhe atë tregtar, çdo veprim në këtë drejtim mund të dëmtojë parimin e barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve. Ato mund të krijojë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale”, u shpreh Celibashi.

Por për mazhorancën, nga këto nisma nuk përfitojnë drejtpërdrejtë një kategori specifike e popullsisë, si dhe nuk përmbajnë ulje taksash apo përfitime financiare me ndikim elektoral.

Tashmë Kuvendi do të ketë mundësi t’i miratojë projektligjet në seancën e radhës plenare, ndërkohë që Celibashi ka bllokuar një tjetër projektligj. Bëhet fjalë për ndryshimet e planifikuara në ligjin për të burgosurit, pasi sipas tij edhe ato kanë efekte elektorale.