Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur me tone të forta në Kuvend, duke u ndalur te vendimin për të penguar Agron Shehajn për të marrë pjesë në seancë, pavarësisht përfundimit të masës disiplinore.
Teksa tha se po shkelet Kushtetuta, Kapri u ndal edhe te protesta e qytetarëve që vijon prej 54 ditësh.
Deputeti Kapri shtoi se qytetarët dalin në shesh pasi kanë humbur besimin te mazhoranca për shkak të vjedhjeve të shumta.
“Kjo që po bëni këtu është kriminale. Kemi përpara përjashtimin 30 ditor të Shehajt. Ka kaluar afati, nuk e lejonit të vijë në sallë, çfarë është kjo? Të mos e lejosh deputetin të kryejë detyrën?
E pyesni veten ç’po ndodh me protestën? Pse dalin njerëzit në protestë? Se ju ka dalë boja, jeni diskretituar, pasi vodhët dhe hajdutët Veliaj e Balluku me Beqajn u kapën, i mbrojtët. Ju ka dalë boja,. Balla s’mund të marrë peng parlamentin. Zoti kryetar, sulmi ndaj një deputeti e kryetari partie dhe nuk lejohet të jetë në sallë shkelet Kushtetuta. Ju e dini shumë mire”, tha ai.