Një sasi rekord kokaine me vlerë 2 milionë euro është kapur në portin e Igumenicës, në Greqinë fqinje ndërsa në pranga ka rënë një person.
Mediet greke raportojnë se bëhet fjalë për rreth 59.5 kg kokainë, e cila u gjet e fshehur në një kamion frigoriferik.
Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në 2 milionë euro.
Kokaina u zbulua nga qeni i stërvitur Vlad, në një kasafortë të krijuar posaçërisht në pjesën e përparme të mjetit.
Drejtuesi grek i kamionit është arrestuar dhe rasti po hetohet më tej nga autoritetet për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.