Kanosi dhe përndoqi një vajzë, gjykata e Korçës liron nga qelia Mariglen Topuzin, mikun e “Lilit të Rrushkës”

 Elton Qyno

Është liruar nga qelia Mariglen Topuzi, personazhi që u arrestua nga policia e Pogradecit për akuzën e “Përndjekjes” dhe “Kanosjes” së një vajze në këtë qytet.

Vendimi është marë dje nga gjyqtarja e Korccës, Genta Shukullari, e cila vendosi të mos pranojë kërkesën e “arrestit në shtëpi” që kishte kërkuar prokurori, duke urdhëruar që Topuzi të hetohet në gjëndje të lirë me masën e sigurisë detyrimit për paraqitje.

Sipas informacioneve policore, Mariglen Topuzi është lidhje e ngushtë shoqërore e Meardi Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro…” dhe Laert Haxhiut nga Lushnja, të arrestuar së fundi në Janinë të
Greqisë.

Arrestimi i Topuzit erdhi pas një një kallëzimi që ka bërë në polici një vajzë, e cila ka pretenduar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosur nga Mariglen Topuzi.

Mariglen Topuzi njihet në Pogradec si person me precedentë penalë dhe anëtar i grupit kriminal në këtë zonë që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës”.