Kamioni bllokon rrugën në Llogara

Që prej orës 12:40, një kamion ka bllokuar qarkullimin rrugor në aksin “Vlorë – Llogara, në vendin e quajtur “Çesma” 

Sipas informacioneve, mjeti pësoi defekt në rrugë duke shkaktuar radhë të gjata të trafikut. 

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.