Kallëzoi kundërshtarin politik, deputeti Lefter Maliqi paraqitet sërish në SPAK

Ish-kandidati i “BF” për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka shkuar sot në SPAK. Mësohet se ai është thirrur lidhur me kallëzimet që ka bërë më herët në këtë institucion. Maliqi ka depozituar disa denoncime kundër rivalit në garën e 14 majit, kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Në shkresën e depozituar pak ditë më parë në SPAK, Maliqi e akuzon Hajdarin për korrupsion te funksionareve të lartë apo të zgjedhurve vendore.

Në denoncimin e tij Maliqi thotë se: “Në fshatin Frashër në Kuçovë, banorët në disa burime mediatike deklarojnë se për bërjen e një rruge të lagjes kanë paguar 15 mijë paund në bashki.

Rruga ekzistuese e ndërtuar që në periudhën e komunizmit është totalisht e shkatërruar, me gropa e rrëshqitje në disa vende dhe vështirësisht e kalueshme jo vetëm për mjetet por edhe për banorët.