Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Lajmi bëhet i ditur nga burime prane bashkisë së Vlorës, që kanë konfirmuar se kryebashkiaku është dorëhequr mbrëmjen e sotme.
Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.
Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023. Pak kohë më parë ai pati një përplasje të fortë publike me kryeministrin Eri Rama, ku ky i fundit e kritikoi publikisht.