Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

Artion Duka është dorëhequr nga detyra si Drejtor i Policisë së Dibrës.

Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi i Dukës për tu dorëhequr ka ardhur për arsye familjare.

Ndërkohë është mësuar edhe emri që do ta zëvendësoj atë në këtë post. Me urdhër të Drejtorit të Përgithshëm, Ilir Proda, Armir Gjikolaj është emëruar përkohësisht në krye të Policisë së Dibrës.

Artion Duka ka mbajtur më herët edhe postin si Drejtor i Forcave Operacionale. Gjatë kohës që mbante këtë post, ai u akuzua si i përfshirë në çështjen e përgjimeve dhe pajisjes misterioze ‘Imsi Catcher ‘.