Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg.
Mbrojtja e Ilir Metës ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për verifikim kushtesh dhe zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë me pretendimin se janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen.
Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka zgjatur me 6 muaj hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit të kaluar.
Lajmin e bëri të ditur avokati Metës, Kujtim Cakrani në një komunikim për gazetarët jashtë dyerve të SPAK. Sipas Cakranit, arsyeja e shtyrjes është pritja e një prove të re, një akt-ekspertizë që pritet nga Fatime Kryemadhi, ish-vjehrra e Metës.
Cakrani tha se është hera e dytë që SPAK zgjat hetimet ndaj Metës ndërsa u shpreh i revoltuar nga zvarritja e hetimeve.