Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e ndodhur dje në fshatin Gjashtë të Sarandës. Gëzim Bizgjoni u qëllua me shishe qelqi dhe më pas u dhunua nga miku i tij, 42 vjeçari Admir Beqiri, të cilin e strehonte në shtepi prej kohësh.
Fqinjët e viktimës dhe autorit kanë folur jashtë kamerave duke treguar se Bizgjoni dhe Beqiri kishin pasur konflikte kohët e fundit, pasi 65-vjeçari po i kërkonte mikut të tij të largohej nga banesa. Ndërkohë, ditën e djeshme, Beqiri, në gjendje të alkoolizuar, refuzoi të ulte volumin e muzikës, ndërsa Gezim Bizgjoni ia kishte kërkuar pasi ishte në zi për vdekjen e djalit të tij.
Ndërkohë sot trupi i viktimës është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të kryer ekspertizën. Policia dyshon se në vendin e krimit ka qenë dhe bashkëjetuesja e Admir Beqirit, e cila është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon po ashtu për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet që çuan 42 vjeçarin për të vrarë mikun e tij.