“Jam e pamartuar, s’doja ta merrnin vesh”, nis procedimi ndaj 29 vjeçares që braktisi foshnjën e sapolindur në bodrum

Policia ka nisur procedimin penal për braktisje fëmijësh ndaj 29 vjeçares Eglantina Isufi, e cila ditën e djeshme lindi në bodrumin e një pallati një fëmijë dhe e la aty të mbështjellë me një batanije.

Nëna e re, e cila edhe vetë është dërguar në spital, ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, por edhe nga opinioni.

Kujtojmë se fëmija është gjetur nga policia pasi një banor i pallatit e ka parë në bodrum, dhe më pas është dërguar në spital.

Raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë, pasi sipas mjekëve ka patur hemoragji pulmonare dhe hipotermi kur u dërgua në spital.